Familjarë i Amy Winehouse zbulon sekretin e sëmundjes së saj!

09.12.2011 10:48:22 postuar nga: Miredita

Një anëtar i familjes së këngëtarës së ndjerë Amy Winehouse ka zbuluar se dështimi dhe humbja e këngëtarës, ishte për shkak se ajo vuante nga një sëmundje në shumë raste e pa shërueshme ‘Çrregullime tëPersonalitetit Borderline’ apo ‘Borderline Personality Disorder’.

Ky familjar i këngëtarës së ndjerë ka dashur të mbetet anonim, mirëpo po thuaj se të gjitha mediat Britaneze dje e kanë publikuar lajmin e cituar nga familjari i ngushtë i Amy-t.

Ai kishte treguar se Amy gjatë tërë jetës kishte vuajtur nga kjo sëmundje e cila të bënë të ndihesh e turpshme, e zbrazët, e zemëruar, fajtore dhe gjatë gjithë kohës të bënë të luftosh me ndjenjat e tua.

Kjo sëmundje bashk me famën e shpejt sipas familjarit të ngusht, mirëpo anonim ka bërë që këngëtarja të mirret me abuzimin e substancave narkotike dhe këtu sipas tij filloi edhe çrregullimi i ushqimit për të cilën Amy ishte e njohur.