Pezullohet shitja e varrit të parë të Elvis Presley-t

25.06.2012 13:46 postuar nga: Ella

Pak javë më parë lajmi se vendi ku u preh për pak muaj pas shuarjes një legjendë si Elvis Presley, kishte dalë në shitje, bëri që shumë fansa të tij të rendnin për ta blerë. Por duket se kjo ide ka zgjatur vetëm për pak! Kush shpresonte që të prehej në të njëjtin vend ku pas vdekjes qëndroi për pak muaj, tani me siguri do të jetë zhgënjyer së tepërmi.
 

Në momentin e fundit, shtëpia e ankandeve “Darren Julien” në Beverly Hills ka vendosur të tërheqë këtë ofertë dhe varri i parë i Presley-t nuk doli në shitje. Ai u preh në varrezat “Forest Hill” në Memphis vetëm pak muaj pasi ndërroi jetë në vitin 1977, një vend i cili tani është i zbrazët dhe mendohej që do të shitej por shtëpia e ankandeve e anuloi shitjen në momentin e fundit. Arsyeja nuk është bërë me dije ndërsa një gjë është e sigurt që për këtë varr ofertat kanë qenë jo të pakta.
Pas disa muajsh në varrezat “Forest Hill”, legjenda Elvis Presley u zhvarros për t’u prehur në Meditation Garden, aty ku gjendet e gjithë familja e tij e që tanimë është shndërruar në vend peligrinazhi për fansat e tij nga e gjithë bota.