Lewis Hamilton: ‘E tëra çfarë dua për Krishtlindje, t’më kthehet Nicole Scherzinger’

08.12.2011 17:13:54 postuar nga: Miredita

Bëhet e ditur se Shoferi i ‘Formulës 1’ Lewis Hamilton krejt çfar dëshiron për Krishtlindje është që e dashuria e tij e vjetër apo këngëtarja Nicole Scherzinger të i kthehet përsëri.

Ylli 26-vjeçar i ‘Formulës 1’ dhe gjyqtarja e emisionit ‘X Factor’ nëSHBA janë ndarë në muajin tetorë të këtij viti për shkak se sipas tyre ishte e pamundur që lidhja e tyre të mbijetonte kurse ata ishin gjatë gjithë kohës larg njëri tjetrit duke vrapuar pas karrierës së tyre.

Një burim i sigurt dhe i afërt me Hamilton i cili ka dashur që të mbetet anonim, ka thënë për gazetën ‘Daily Mail’ se, Lewis është në misionin e tij të ri, për të rikthyer lidhjen e tij me Nicole, pasi që është duke i munguar shumë.

Ky person anonim ka treguar po ashtu se Hamilton, është duke i dërguar vazhdimisht lule këngëtarës Scherzinger në shtëpinë e saj në LA dhe se të dy ende kanë ndjenja të forta për njëri tjetrin.

Se a do ta ketë Lewis Hamilton dëshirën e realizuar për Krishtlindje apo jo, e gjithë kjo mvaret nga këngëtarja e bendit Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger.