Tom Cruise: Nuk dua fëmijë më

18.06.2012 09:03 postuar nga: Mina

Aktori hollivudian Tom Cruise, nuk planifikon të ketë më shumë fëmijë. Ylli hollivudian ka zbuluar se tre fëmijë i mjaftojnë atij. Me ish bashkëshortën e tij, Nicole Kidman ai ka dy fëmijë, dhe me bashkëshortën e tanishme, Kate Holmes ka një vajzë. "Jam shumë I lumtur me tre fëmijët e mi. Me fëmijët e mi më të vjetër, kam raporte të mrekullueshme”, ka thënë Tom për People. Tom, i cili më 3 korrik mbush 50 vjet, planifikon ta festoj ditëlindjen me familjen e tij.