Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të tretë të spektaklit “Dancing With The Stars Albania”.
Këngëtarja në fjalë për mrekulli ka performuar në po thuaj se të gjitha edicionet e këtij spektakli dhe kjo e ka bërë atë që të marr trofeun në këtë spektakël të vallëzimit të “Dancing with the Stras 3”.
Përveç trofeut Elvana ka fituar edhe një apartament luksoz.
Në fjalimin e saj lidhur me fitimin e këtij çmimi këngëtarja tha:
“Jam jashtëzakonisht shumë e emocionuar. Ndjej që kam fituar me të vërtetë shumë. Kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që unë e prisja, sepse që e vogël kam dashur të merrem edhe me balet. Dhe tani kam fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të vlejë në karrierën time ndaj e falenderoj publikun që më bëri të fitoja këtë garë sot”.
Vlen të përmendim se në finale Elvana u përball me këngëtarin Vedat Ademi dhe vërtetë fitorja ishte e vështirë pasi që pikët e të dy vallëzuesve ishin shumë afër njëri-tjetrit. Në vendin e dytë në këtë spektakël televiziv u radhit Vedat Ademi.