Metallica me problemet financiare

12.06.2012 10:43 postuar nga: Mina

 

Kitaristi i bendit Metallica, Kirk Hammett ka thënë se bendi nuk mund të bëj më pauzë nga dy vite sepse ka harxhime të mëdha. Shpenzimi më i madh i bendit është studio, rrogat për ekipet e shumta si dhe produksioni i shtrenjtë i koncerteve. “Dikur kemi pasur mundësi t’ia ofrojmë vetëm pauzën nëpër koncerte sepse kishim fitime të mëdha nga shitja e albumeve. Tash, e lanson albumin dhe është pikëpyetje nëse fiton diç. 

 

Tani, studion jemi duke e finansuar nga gjërat e shitura në turne”, ka thënë Hammett. Metallica ndodhet në turne në të cilin është duke festuar 20 vjetorin e albumit “Black album”.