Dita ndërkombëtare e gjuhës angleze

23.04.18

23 Marsi shënon ditën botërore të gjuhës angleze. Anglishtja i përket familjes Indo-Europiane të gjuhëve, prandaj është e lidhur me shumicën e gjuhëve të tjera të folura në Evropë dhe Azinë Perëndimore nga Islanda deri në Indi.

Gjuha e parë, e quajtur Proto-Indo-Europiane, është folur rreth 5.000 vjet më parë nga nomadë, të cilët besohet se kishin udhëtuar në Evropën Juglindore.

Libri ‘English Worldwilde’, shkruar nga profesori David Crystal, thotë se ka rreth 400 milion folës të gjuhës angleze si gjuhë amtare, mirëpo Crystal thotë po ashtu se ka rreth 400 milionë folës, të gjuhës angleze që e përdorin si gjuhë të dytë.

Gjuha angleze është renditur si gjuhë zyrtare ose bashkë-zyrtare, e mbi 45 vendeve dhe është folur gjerësisht në vende të tjera ku nuk ka status zyrtar. Anglishtja luan një rol në jetën kulturore, politike dhe ekonomike në botë. Kjo gjuhë, po ashtu është gjuhë e arsimit, teknologjisë, kulturës dhe diplomacisë në mes të shumë banorëve në botë.