Publikohet revista e parë psikologjike

20.04.18

‘PSIKA’ do të titullohet revista e parë psikologjike në verzionin elektronik që do të botojë sot numrin e parë të saj në Kosovë.  
Kjo revistë do të sjellë  tek lexuesit informacione nga psikologjia, këshilla psikologjike dhe shumë rubrika të tjera. Kjo revistë do të përfshijë të gjitha grup-moshat në mënyrë që të jetë gjithëpërfshirëse.

Nga sot prej orës 16:30, revista ‘PSIKA’ do të jetë në dispozicion të lexuesve, të cilët do të mund të marrin informacion të pakufijshëm në faqen zyrtare: www.revistapsika.com.

Ndërkaq të gjithë ata të cilët duan të jenë pjesë e promovimit të kësaj reviste mund të bashkohen në një ceremoni të promovimit në Grand Hotel Prishtina (Salla e madhe), në Prishtinë, nga ora 16:30.

Kjo revistë publikohet nga organizata jo-qeveritare ‘Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore’.