“100 % Original” nga Visar Mulliqi

20.04.18

Dashamirët e artit do të kenë mundësi ta shijojnë krijimtarinë e piktorit Visar Mulliqi e cila titullohet “100 % Original”. 
Në faqen zyrtare të piktorit, Visar Mulliqit, thuhet se pikturat që do të ekspozohen plotësojnë lidhshmërinë tek njëra-tjetra, sigurojnë një dimension ekspresionist që ngrit shikueshmërinë dhe kënaqësinë tek publiku.

Këto piktura për nga vlerat e tyre, justifikojnë plotësisht interesimin dhe vlerësimin e lartë të profesionistëve dhe artdashësve të shumtë si dhe nga vetë piktori i cili i koncepton si “100% Origjinale”.

Ekspozita e artistit, Visar Mulliqi do të hapet më 26 prill në orën 19:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.