Ferizajn dhe Ludwigshafenin i bashkon shfaqja e Goethe’s

20.04.18

Më 27 prill, në ora 20:00, dashamirët e teatrit kanë mundësi të ndjekin premierën e shfaqjes për të rinj “Verteri”,e shkruar nga Johann Wolfgang Goethe“ nga regjisori gjerman Stefan Schletter, e cila do të shfaqet në teatrin ”Adriana”,në Ferizaj.

Në këtë shfaqje janë angazhuar aktorët: Jajush Ramadani, Milot Salihu e Edona Berisha Bekteshi kurse skenografinë dhe kostumet do t’i realizoj Nora Jentzsch, ndërsa përgjegjës për muzikën do të jetë Kushtrim Shemsedini.

Shfaqja realizohet si bashkëpunim teatror i Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit “Adriana” nga Ferizaj dhe teatrit Pfalzbaubühnen nga Ludwigshafen.

Shfaqja bën fjalë për një temë universale që paraqet më shumë ngjashmëri se sa ndryshime në një botë të globalizuar e që është pikërisht dashuria, tema më universale për të rinjtë, meqenëse është pa kufi dhe pa kohë.

Kujtojmë se regjisori gjerman, Stefan Schletter, ka një përvojë të gjatë në teatër për audiencë të re dhe teatër edukues.

Përveç në Kosovo, shfaqja do të jepet edhe në Maqedoni, Gjermani e Shqipëri.

“Verteri” financohet nga Instituti Goethe dhe Komuna e Ferizajt, ndërsa Qendra Multimedia financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.