Orkestra ‘Pirolo Kosova Tango’ sjell tinguj latin

19.04.18

Kompania e prodhimeve kulturore ‘Qendra Multimedia’, nesër (20.04.18) në Prishtinë nga ora 19:00 ka organizuar një mbrëmje kushtuar vallëzimit tango. Performanca do të realizohet nën tingujt e orkestrës ‘Pirolo Kosova Tango’, në ambientet e ‘Qendrës Multimedia’ në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Kjo ngjarje është organizuar për të nder të përvjetorit të parë të platformës financuese #Kosovaideas. Për një vit ‘Kosovaideas’, ka publikuar 22 fushata ku 19 nga to janë financuar me sukses nga 750 mbështetës me 115.000 EUR dhe 17 projekte të cilat tashmë janë implementuar.

Disa nga instrumentistët të cilët do të performojnë në këtë mbrëmje do të jenë: Arbresha Shehu (Piano), Drenusha Lota (Flautë) , Pleurat Doli (Violinë) dhe orkestra do të dirigjohet nga Pëllumb Vula.