Bebe Rexha shkëlqen në duet me Eminem

18.04.18

Këngëtarja e famshme botërore Bebe Rexha, e cila dikur ishte tekstshkruese e këngëve të këngëtarëve të tjerë të famshëm, sot po shijon suksese të jashtëzakonshme në industrine e muzikës botërërore si këngëtare solo.

Pikërisht me këngëtarin, Eminem, të cilit dikur i shkroi këngën e famshme ”The monster”, Bebe intepretoi në skenën e festivalit prestigjioz “Coachella” që mbahet në Kaliforni këtë super hit botëror, të cilin aso kohe e këndonin Eminem dhe Rihanna.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Bebe Rexha ka shpalosur emocionet me fansat e shumtë.

“Nata e mbrëmshme ishte një film. Këndova një këngë që më ndryshoi jetën, pikërisht me legjendën. Gjithçka rrotullohet dhe kthehet në një cikël të plotë”, ka shkruar këngëtarja.

Vlen theksuar se në skenë për të performuar këngë të ndryshme gjatë këtij koncerti, Eminem kishte ftuar edhe artistë të tjerë si: Dr Dre, Skylar Grey, 50 Cent.

Në videon e mëposhtme mund të shijoni atmosferën që mbretëroi në “Coachella’, ku interpetuan Eminem dhe Bebe Rexha.

https://www.youtube.com/watch?v=cJRaoYpqlFY