Shpata e Argjendtë 2018 bashkon forcat e sigurisë për reagim ndaj emergjencave

17.04.18

Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2018’, si një nga aktivitetet më të rëndësishme të trajnimit e zhvilluar dhe udhëhequr nga KFOR-i, do të mbahet nga data 16 deri më 27 prill në kampin Film City, kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak të Sllatinë.

Ky ushtrim bashkon, në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshillin e Sigurisë së Kosovës (KSK), Policinë e Kosovës (PK), Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës (AME).

Nën drejtimin e zëvendës komandantit të KFOR-it, gjeneral brigade János CSOMBÓK, të gjithë akterët e përfshirë kanë për qëllim të përmirësojnë mirëkuptimin reciprok lidhur me rolet, aftësitë dhe kapacitetet e tyre në reagim ndaj emergjencave.

‘Shpata e Argjendtë 2018’ do të zhvillohet në dy faza. Nga datat 16 deri më 19 Prill do të zhvillohet stërvitja e Postit të Komandësnë Kampin e Film City, ndërsa trajnimi në terren do të mbahet nga 23 deri më 27 prill në kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.

Qëllimi i përgjithshëm i ushtrimit ‘Shpata e Argjendtë 2018’ është të trajnojë komandantët dhe stafin e KFOR-it, EULEX-it dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës në trajtimin e operacioneve në rastet e lehtësimit emergjent ndaj fatkeqësive dhe skenaret e trazirave civile. Do të jetë një mundësi për të testuar konceptin e reaguesit të parë, të dytë dhe të tretë dhe për të krijuar një kuptim të përbashkët mbi taktikat, teknikat dhe procedurat në nivel njësie, me vëmendje të veçantë në trajnimin e Kontrollimit të Turmave dhe Trazirave dhe zjarrfikësve.