Këngëtari Asim Gashi i ftuar në Radio KFOR

13.04.18

 

Këngëtari Asim Gashi në kuadër të emisionit të mëngjesit ‘Espresso Lounge’, ishte i ftuar i gazetares Pranvera Behrami-Breznica, të cilët zhvilluan një intervistë për rrugëtimin e Gashit nëpër vite si këngëtar.
Ai tregoi për fillimet e tij në muzikë duke treguar se ai  ka përfunduar ‘Akademinë e Arteve’ në Kosovë dhe më tej diskutoi për gjendjen momentale të vlerave muzikore në Kosovë:

Duhet të mundohemi të sjellim vlera, nësë punojmë më gjatë,  vlerat janë më të larta, fatkeqësisht tregu muzikor ka filluar të jetë alarmant dhe shpresoj të kemi kritere më të larta në muzikë dhe të kemi muzikë më të mirfilltë”, tha Gashi.

Ai më tej tregoi se ndihet shumë mirë kur ka një publik para tij dhe interpreton bashkë me të. Këngëtari Gashi ndau me dëgjuesit edhe përvojën e tij në Perkusion (instrumentet me të goditura) të cilat ai i luan si pjesë e ‘Filharmonisë së Kosovës’, duke treguar se ai është perkusionisti i parë në Kosovë.  
 

Asim Gashi  po ashtu bën pjesë në ‘Orkestrën e Forcës së Sigurisë së Kosovës’ dhe ka qenë pjesë e grupit muzikor ‘Latino Band’ për disa vite por më vonë ka vendosur të ndjekë karrierën solistike. 

Së fundmi këngëtari Asim Gashi, ka publikuar edhe albumin e tij të dytë të titulluar ‘Unplugged 2’, duke risjellur disa këngë të vjetra mirëpo tani të ripërpunuara në stilin e tij muzikor. Ky album erdhi si rrjedhojë e suksesit të albumit të parë që është pritur shumë mirë nga publiku dhe përmban gjithsej 8 këngë.

Përzgjedhja e këngëve ka qenë shumë e vështirë, sepse ka shumë këngë të bukura por në një konsultim me vëllëzërit të cilët janë kompozitor dhe producentë të albumit, arritëm të zgjedhim disa këngë që i përshtatën edhe vokalit tim”, theksoi Gashi.

Ai tregoi se ky projekt nuk do të ishte i mundur  pa ndihmën e bashkëpuntorëve të tij duke falenderuar: Astrit Stafaj, Mustafë Bajramin, Shpejtim Gashi dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë.

Intervista në Radio KFOR, u shoqërua me këngët më të reja të ripërpunuara në stilin unik të këngëtarit Gashi.