20 Bursa në fushën e teknologjisë informative

13.04.18

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education, në partneritet me USAID-in kanë lansuar projektin tre-vjeçar “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Qëllimi kryesor i këtij projekti, është përgatitja dhe aftësimi i të rinjve për tregun e punës në fushën e teknologjisë informative. Me anë të këtij projekti, studentëve do ju ofrohen njohuri dhe shkathtësi në mënyrë që të  plotësojnë kërkesat e tregut të punës.

Të gjithë të interesuarit që duan të fitojnë bursë, të studimit në shkollën profesionale, duhet të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Cacttus Education  www.cacttus.education.

Pas kësaj procedure, të gjithë aplikantët do të marrin pjesë në testin vlerësues.

Testet e të gjithë aplikantëve do të vlerësohen dhe 20 personat me më së shumti pikë të do përzgjedhen si fitues të bursave, që do të mbulojnë 80% të shpenzimeve.

Afati i fundit për të aplikuar është data 30 Prill 2018.