Vazhdojnë aktivitetet në mbrojtje të personave me autizëm

13.04.18

Shoqata joprofitabile “Autzimi Flet” e themeluar nga prindërit e fëmijëve të prekur nga autizmi, për të ndihmuar integrimin e fëmijëve me autizëm, në bashkëpunim me organizatën e profesionistëve “Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë” dhe “Institutin Kosovar për Logopedi”, kanë shënuar fillimin e këtij muaji të vetëdijesimit mbi autizmin me një varg të aktiviteteve që po vazhdojnë gjatë tërë muajit prill.

Autizmi është një term që nuk është i promovuar mjaftueshëm dhe mu për këtë institucionet përkatëse krijojnë politika dhe programe për ndihmë të familjeve dhe integrim të fëmijëve në shoqëri, me fokus të veçantë nëpër shkolla.

Për të diskutuar për gjendjen e autizmit në Kosovë, integrimin, sfidat dhe planet për të ardhmen, më 16 prill, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, në sheshin Nëna Tereza, në Prishtinë, do të organizohet Panel i Diskutimit.