Kadare nderohet me Çmimin e Karrierës

13.04.18

Shkrimtari i njohur i letërsisë bashkëkohore shqiptare, Ismail Kadare, është nderuar dje me Çmimin e Karrierës nga  Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Kadare, i cili njëherazi është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe shumë herë kandidat për Çmimin Nobel, ka pranuar këtë çmim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë, krijuese dhe akademike.

Çmimi i akorduar për të, iu dorëzua në një ceremoni solemne në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Çmimet që u ndanë në këtë ceremoni janë si në vijim:

Çmimi i Karrierës: Ismail Kadare

Çmimi për studiuesin më të suksesshëm: Grupi i studiuesve rus, Aleksandar Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova, Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës.

Çmimi Çabej : Kolec Topalli për fjalorin etimologjik të shqipes.

Çmimi Radovicka : Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprën Hortikultura.