Mediat në Shqipëri abuzuan me emrin e Rita Orës

05.06.2012 11:37 postuar nga: Ella

Sipas Kohanet, disa medie në Shqipëri e kishin përmendur emrin e Rita Orës, e cila, sipas tyre, do të performonte në natën finale të “Top Fest 9”, gjë që nuk ndodhi. Mos vallë kjo është bërë si reklamë për t’u shitur biletat, meqë morën vesh se ato ishin blerë brenda dy orëve?
Nuk dihet nëse ky lajm i rremë dhe abuzim duke e përdorur emrin e këngëtares së famshme shqiptare, i ka rënë në vesh Rita Orës, megjithëse ky lajm kishte dalë nga mediet tjera të shkruara, e jo nga vetë Top Media, që e organizonte këtë festival të muzikës moderne shqiptare.