SlamKiss sjellë poezinë në kryeqytet

12.04.18

Qendra e të rinjëve Termokiss në Prishtinë, ka organizuar një mbrëmjë për të promovuar poezinë dhe për të krijuar hapësirë për të gjithë ata që duan ta ndajnë krijimtarinë e tyre poetike me të tjerët.

Me këtë rast kafiteria e kryeqytetit Sonder, do të mbledhë adhuruesit e poezisë të enjtën, më datën 19 Prill nga ora 19:00. Organizatorët e sjellin këtë mbrëmje në një formë më të lirë për pjesëmarrësit të titulluar "Open mic" apo mikrofoni i hapur, pa ndonjë kriter, për të qenë pjesë e këtij organizimi.

Organizatorët po ashtu, kanë inkurajuar njerëzit të promovojnë krijimet e tyre artistike dhe t’i ndajnë poezitë dhe shkrimet e tyre me të tjerët, në mënyrë që të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin dhe të jemi vetëvetja.