Diskutim për barazinë gjinore

12.04.18

‘Qendra Kosovare për Studime Gjinore’ në Prishtinë, ka organizuar sot nga ora 16:00 një panel për të diskutuar mbi gjendjen e barazisë gjinore dhe lejes prindërore.

Paneli mbi barazinë gjinore në Kosovë do të zhvillohet në ‘Qendrën  Informative dhe Kulturore’ të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Diskutimi do të bëhet nga panelistët: Hulumtuesja e Avancuar në Institutin Riinvest - Dita Dobranja,  Aktiviste feminist - Gresa Rrahmani, ndërkaq paneli do të moderohet nga Lavdi Zymberi.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Leja prindërore për barazi gjinore", që implementohet nga ‘Demokracia për Zhvillim’, financohet nga ‘Qendra Ndërkombëtare Olof Palme’ dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

Ky panel do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit, të cilët kanë interes për të qenë pjesë e diskutimeve në këtë fushë.