Së shpejti mbahet gara më e madhe e robotikës në Kosovë

12.04.18

“Kosova Makers Leage”, e cila organizohet dhe udhëhiqet nga Fondacioni Bonevet, tashmë ka hapur konkursin për të gjithë fëmijët dhe të rinjët, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë aktivitet të veçantë për ta.

Qëllimi i kësaj gare është krijimi i një atmosfere pozitive dhe të shëndetshme, ku pjesëmarrësit garojnë duke e zgjidhur një “Mision të ndërlikuar”, me ndihmën e robotit.
Synimi kryesor i organizatorëve të këtij aktiviteti është që t’i bëjnë fëmijët më entuziast për shkencë, teknologji dhe t’i inkurajojnë të punojnë në grup, duke e zhvilluar të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative.

Gara është e ndarë në dy kategori: klasët 1-5 dhe 5-9 të shkollës fillore dhe do të mbahen në lokacionet e BONEVET Prishtina dhe BONEVET Gjakova, varësisht nga regjioni i shkollës përkatëse.

Të gjitha shkollat publike dhe private në Kosovë si dhe qendrat që punojnë me fëmijë dhe të rinjë, mund të përfshihen në aplikim, i cili ka nisur dje dhe do të mbyllet me datën 02 maj 2018.

Për detaje më të hollësishme, mund të vizitoni edhe faqen e Kosova Makers Leage www.kosovamakers.net ose në Facebook dhe Instagram.