Pas “Xhanëm” Butrinti gati për superhitin e ri

12.04.18

Këngëtari Butrint Imeri, pavarësisht moshës së re që ka dhe inkuadrimit të vonshëm në estradën kosovare, shumë shpejt ka arritur të rrëmbej zemrat e shumë njerëzve, sidomos të vajzave të reja, duke e mirëpritur çdo projekt të tij muzikor .

Nëpërmjet disa postimeve nëpër rrjete sociale Butrinti ka bërë të ditur se kënga e tij më e re është drejt përfundimit dhe mban titullin “Ma Cherie”.

Sa i përket datës së publikimit apo bashkëpunëtorëve, Butrinti nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë se projekti i tij muzikor “Xhanëm” morri mbi 30 milionë klikime në YouTube dhe vazhdon të jetë për momentin, kënga më kërkuar në emisionin “Keni kërkuar, dëgjoni” që transmetohet në Radio KFOR gjatë ditëve të javës, prej orës 14:00 deri në orën 17:00.