Gjithçka gati për Festivalin e Kanës

12.04.18

Së shpejti, përkatësisht më 8 maj do të hapet ‘Festivali i Filmit të Kanës’, i cili çdo vit mbahet në qytetin e Kanës në Francë.

Ky Festivali kinematografik ndërkombëtar, tashmë ka zgjedhur që për edicionin e tij të 71-të të nderoj filmin “Pierrot le fou”, të regjisorit Jean-Luc Godard.
Ndërkaqnë qendër të posterit zyrtar të këtij edicioni është aktori Jean-Paul Belmondo dhe Anna Karina, të cilët zgjaten nga veturat e tyre për të puthur njëri-tjetrin.
Ky imazh është marrë nga një skenë e filmit “Pierrot le fou”.

Kujtojmë që regjisori Jean-Luc Godard në vitin 2014, në Kanë ishte nderuar me çmimin e jurisë.

Festivali i Kanës këtë vit do të hapet me aktorin dhe njëherit regjisorin Edouard Baer si mikpritës i festivalit dhe me aktoren australiane Cate Blanchett si presidente e jurisë.

Lista e filmave që do të jenë pjesë e festivalit do të publikohet sot në konferencën për media në Paris.

Në linkun e mëposhtëm ju sjellim nje pjesë nga filmi “Pierrot le fou”: