Elvana Gjata drejt suksesve të reja

11.04.18

Pas lansimit të projektit më të ri muzikor “Off Guard”, në duet me reperin e njohur amerikan,Ty Dolla $ign, Elvana Gjata ka kaluar tashmë në një nivel më të lartë në karrierën e saj muzikore, duke u përfshirë me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Menaxheri i saj, Poo Bear ka publikuar albumin e tij të ri me të gjithë artistët që ka punuar këto kohë, ku bëjnë pjesë Jennifer Lopez, Justin Bieber dhe Ty Dolla $ign, me të cilin Elvana ka bashkëpunuar së fundmi e që është mirëpritur nga fansat e të dy artistëve.

Përmes projekteve të vazhdueshme që këngëtarja jonë po i sjellë, duket se shumë shpejt do të kemi mundësi ta shohim në top-listat botërore dhe pjesëmarrëse në ngjarje të mëdha muzikore në Amerikë dhe Angli, si Grammy, Emma apo MTV Awards.