Akademia e Animacionit bën thirrje për aplikim

11.04.18

Akademia e Animacionit e hapur këto ditë në Prishtinë në bibliotekën ‘Havzi Sylejmani’, ka organizaur programin për të mësuar më shumë për filmin e animuar si dhe për tërsinë e punimit të një filmi të animuar.

Gjatë 14 javëve të këtij programi, nxënësit do të mësojnë për: Skenar (ndërtimi i tregimit), Regji dhe montazh, Dizajn të animacionit, Principet e animacionit, Bazat e softuerëve dhe audio.
Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë, dhe mund të aplikojnë duke plotësuar formën e aplikimit deri më 30 prill që mund ta gjeni në vegzën: goo.gl/RXP2ua.
Ky program iu ofrohet nxënësve pa pagesë dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës dhe Anibar.

Aplikuesit duhet të tregojnë një ngjarje me 5 ose më shumë vizatime, dhe ta fotografojnë më pas të e dërgojnë në info@anibar.com ose vizatimet mund ti dërgoni në Bibliotekën ‘Hivzi Sulejmani’ në lagjen Dardania.

Për informata shtesë lidhur me punëtorinë, mund të kontaktoni në info@anibar.com ose edhe në numrat e telefonit 038 749 235. Për më shumë informata për Anibar mund të vizitoni faqen në www.anibar.com