Arta Dobroshi protagoniste në filmin ‘Stray’

11.04.18

Aktorja Arta Dobroshi së fundmi është paraqitur në rolin e ‘Grace’, në filmin ‘Stray’ prodhuar në janar të këtij viti. Kjo dramë trajton historitë e dy personave, me një të kaluar të trishtë të cilët bashkë mundohen ta kalojnë tragjedinë e tyre jetësore. Regjisori i këtij filmi Dustin Feneley, tashmë ka përfunduar me xhirimet në Zelandën e Re, duke e kthyer këtë film në një nga filmat më të shikuar në këtë shtet. Së shpejti filmi ‘Stray’, do të ketë premierën në festivalin ‘Moscow International Film Festival’ më 21 Prill. Në role të tjera në këtë film luajnë aktorët: Kieran Charnock, Luciane Buchanan pastaj Joel Fili e shumë aktorë të tjerë.

Ndryshe aktorja Dobroshi, është paraqitur në shumë role dhe projekte filmike. Disa nga rolet e saj përfshijnë filmin ‘Heshtja e Lornës’, që fitoi çmimin e skenarit më të mirë në festivalin e Kanës në Francë. 

Dobroshi është paraqitur edhe në filmin ‘Baby’ që fitoi çmimin e filmit të metrazhit të shkurtër më të mirë në ‘British Independent Film Awards’, pastaj filmi ‘ A Cold Day’, ‘Magic Eye’ dhe shumë filma të tjera.

Po ashtu, Dobroshi përveç përfshirjes së saj në botën artistike ajo kontribuon në mirëqenien e njerëzve në Kosovë si ‘Ambasadore e Vullnetit të Mirë’, emëruar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.