Del në shitje autoportreti “Le Marin” i Picasso-s

10.04.18

Krijimi “Le Marin”, që reflekton shqetësimin emocional dhe psikologjik të artistit Picasso, do të dalë në shitje me 15 maj, në New York.

Nga një vlerësim paraprak, thuhet se autoportreti “Le Marin” i vitit 1943, mund të jetë një nga autoportretet më të shtrenjta të shitura nën firmën e Picasso-s, në shtëpinë e ankandeve Christie's në New York.

Kryevepra e Pablo Picassos “Le Marin”, që në shqip përkthehet Marinari, do të ofrohet të shitet për 70 milionë dollarë.

“Le Marin”, tregon njeriun që mbështet kokën mbi dorën e tij të djathtë, ndërsa dorën e majtë e mbështet mbi gjurin e këmbëve të vëna njëra mbi tjetrën.

Kujtojmë që krijimi “The Women of Algiers (Version 0)", i Picasso-s vendosi një rekord botëror si piktura më e shtrenjtë e shitur në ankand për 179.4 milionë dollarë, në Christie's në New York, në vitin 2015.