Aktorë nga Hollywood-i vizitojnë Prishtinën

10.04.18

Premiera e filmit ‘Your Move’ do të sjellë në kryeqytetin tonë dy aktorë hollivudian për të bërë hapjen e natës premierë të këtij filmi më 13 Prill të këtij viti. Në mbrëmjen e së premtës në orën 20:30, do të bëhet hapja e premierës së filmit ‘Your Move’, me protagonistët e filmit Robert Davi dhe Luke Goss.  Kjo premierë filmike pritet të zhvillohet në kinëmanë ‘Cineplexx’ në Prishtinë, për të vazhduar me 14 Prill në Tiranë pastaj Sydney dhe Los Angeles.

Për nder të pjesëmarrjes së këtyre aktorëve, organizatorët kanë përgatitur një konferencë për media këtë të premte nga ora 12:00, në ambientet e kinemasë ‘Cineplexx’. Në premierën e këtij filmi po ashtu pritet të marrin pjesë edhe rreth 450 të ftuar nga kultura, arti dhe nga fusha të tjera.

Më 13 prill, për herë të parë në Kosovë do t’i kemi të pranishëm dy aktorët hollivudian, Robert Davi dhe Luke Goss, të cilët do të vijnë për ta promovuar premierën e filmit të ri të tyre, Your Move, në kinemanë Cineplexx, para se të vazhdojnë me premierat në Tiranë (14 prill), Los Angeles dhe Sydney.

Udhëheqësi i departamentit të komunikimit në kinemanë Cineplexx Dëfrim Puka, për Radio KFOR-in tregoi për rëndësinë e kësaj premiere:

Kjo premierë do të jetë një ngjarje e rëndësishme për kulturën e vendit tonë, e cila njëherësh i hapë rrugë një tradite të re: sjelljes së protagonistëve nëpër premiera filmash. Kjo padyshim se është edhe një reklamë e mirë për kulturën e vendit tonë, pasi që asnjëherë më parë nuk është organizuar premierë e ndonjë filmi me praninë e aktorëve me nam nga Hollywoodi”, theksoi Puka.

Ai po ashtu tregoi se premiera e këtij filmi ndodhë në të njetën kohë me premiera në tërë botën:

Gjithashtu, për ‘Cineplexx’ është një nder i madh dhe privilegj që të kemi mundësinë e organizimit të premierës së filmit ‘Your Move’, me praninë e protagonistëve kryesorë. Me këtë premierë, ne jemi bërë pjesë e turneut promovues të filmit, para vendeve si Los Angeles dhe Sydney, ku filmi do të promovohet më vonë gjatë vitit” tha Puka.