Muzeu i Kosovës mirëpret ekspozitën e Sejdi Kapllanaj

10.04.18

 “Gjurmët Antike në Pikturë” e përmbushë thënien “Arti mësohet në muze”, pasi më 12 prill me fillim nga ora 19:00, Muzeu i Kosovës është nikoqir i ekspozitës së artistit Sejdi Kapllanaj.

Sejdi Kapllanaj, të cilin tashmë mund ta gjejmë në listat e galerive dhe muzeve më cilësore në Europë, në një intervistë për Radio KFOR-in, tregon se çfarë ka trajtuar me “Gjurmët Antike në Pikturë”:

“Gjurmët antike në pikturë! Në këtë temë e kam trajtuar periudhën antike të artefakteve të gjetura në Ulpianë, në vitin 1956, të cilat janë të punuara në dimensione të mëdha, me ngjyra akrilik.”

Ekspozita do të shpalosë 14 piktura me dimensione te mëdha të cilat shprehin fuqinë krijuese të artistit Kapllanaj:

“Fantazia e një krijuesi është e thellë në mendime e në përjetime të trajtimit të temave të ndryshme, nuk bëhet arti pa ide e imagjinatë, por me përjetim të ideve”, thotë Kapllanaj.

Në pyetjense a mundet njëartist tëjetojënga arti?, Kapllanaj thotë:

“Për çdo profesion që e bën me dinjitet, duhet ta gjesh formën e menaxhimit si për krijimtari ashtu edhe për jetesë, unë gjithmonë kam jetuar prej artit, jo në Kosovë por jashtë vendit”. 

Jeton Rexhepi i cili është historian arti, për krijimtarinë e artistit Sejdi Kapllanaj ndër të tjera, shkruan:

 “Po jetojmë në botën e artit bashkëkohorë, muzeu, është një tjetër hapësirë e rëndësishme për artistët që janë të dëshmuarë në punën e tyre krijuese, si Sejdi Kapllanaj. Muzeu angazhohet dhe hynë në vetëdijen masive të popullit. Portretet antike që krijoi piktori Kapllanaj, duket se luajnë një rol më të madh në artet pamore të rishikojnë përmbajtjen e temave që tërheqin një audiencë më të madhe, duke sjellë edhe të famshëm Hyjneshën në Fron. Simbolika e këtyre figurinave të shnëdrruara në portrete pamore e të realizuara me një mjeshtëri, vijnë si kontribut për të kaluarën edhe popullin tonë Ilir”.

Ndryshe Sejdi Kapllanaj u lind më 18,maj 1956 në Gllarevë të Klinës. Shkollën fillore e mbaroi në vendëlindje ndërsa të mesmën në shkollën e arteve aplikative në Pejë. Fakultetin e Arteve Figurative –drejtimi Pikturë në klasën e akademik Muslim Mulliqi në vitin 1983, pastaj studimet pasdiplomike i përfundoi në vitin 2001.

Veprimtarija pamore e krijuesit Kapllanaj është e frytshme sepse ka mbi 25 ekspozita personale e shumë kolektive në gjithë botën.

Puna akademike e Sejdi Kapllanaj është në një nivel më të lartë se fillimet e karierës si i pavarur në pikturë, çdo ditë shënon ngritje artistike. Piktori është i shkolluar në Kosovë dhe i specializuar në Itali dhe shtete të Bashkimit Europian.

Krijuesi bartë mbi vete një sërë aktivitete mbi supet e tij. Aktiviteti i tij i radhës është në Çeki: “Festivali i parë ndërkombëtar i Akuarelit’’ me temë “Vetëm Paqja, Dashuria dhe Toleranca e ruan Botën’’ që do të mbahet me 3-9 gusht 2018.