Futbolli bashkon etnitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë

09.04.18

Ngjarja e së shtunës (07 prill) theu monotoninë e përditshmërisë, përmes një aktiviteti sportiv, përkatësisht një turniri multietnik të futbollit, të quajtur (Eagle), në të cilin morrën pjesë 9 ekipe përfaqësuese, si: ekipi i komunës së Skënderjat, ekpi i zjarrëfikësve të Kosovës, Ekipi nga Istogu, nga Organizata Joqeveritare e Runikut, ekipi nga fshati Suvogërll, nga fshati Banjë, KFOR-i Italian dhe ai Slloven.

Ky aktivitet sportiv u organizua me qëllim të bashkimit të etniteteve që jetojnë në Kosovë, posaçërisht të atij shqiptar dhe serb, duke treguar se sporti nuk njeh gjuhë apo kombësi dhe se pikërisht përmes aktiviteteve sportive është e mundshme një jetesë më e mirë.

Kështu u shpreh edhe Kapitenja e LMT (Liaison Monitoring Teams) apo në shqip “Ekipet e Monitoruese të Ndërlidhjes”, në komunën e Skenderajt, Nina Rezen.

“Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi i njerëzve, sepse siç e kemi parë nga përvojat e mëhershme, spori vërtetë mund të bashkojë njerëzit e etniteteve të ndryshme, prandaj edhe kemi vendosur që ta realizojmë këtë turnir futbollistik dhe meqenëse përmes sportit argëtohemi, përse të mos e shijojmë këtë argëtim së bashku”.

Edhe njëri ndër lojtarët shqiptar, për Radio KFOR-in u shpreh i kënaqur që ishte pjesë e këtij aktiviteti, duke theksuar se pikërisht sporti mund t’i bashkoj njerëzit, pa konsideruar fare konditat sociale, rrethanat apo paragjykimet.

 “Jam i lumtur që isha pjesë e këtij aktiviteti, për faktin se përveç sportit, ne patëm rast të takojmë edhe lojtarë të kombësive të tjera, dhe kjo është e mira e , sepse përveç që të mban në formë, të shoqëron me njerëz të ndrsyhëm dhe të mëson të jess njeri më i mirë, më tolerant”.

Ndërsa trajneri i ekipit serb nga fshati Banjë e Suhogërllës, Nedeljko Kovacevic tha se këto lloj veprash janë arsye e mirë që po i ndihmojnë në kufizimin e komuniteteve, miqësinë më të mirë dhe lirinë më të madhe.

Ishte pikërisht ky turnir, përmes së cilit pjesëmarrësit jo vetëm që u argëtuan përmes lojës së zhvilluar, por patën edhe një mundësi të ndërsjellë takimi njerëzor dhe kulturor.