Dita Ndërkombëtare e Romëve

06.04.18

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës, për të ngritur zërin e këtij komuniteti për përfshirje në jetën sociale, e cila synon gjithashtu të rrisë ndërgjëgjësimin mbi sfidat më të cilat përballen komunitetet Rome në të gjithë botën.

Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni, gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve Romë, mbajtur në Prill të vitit 1971.

Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim e pikturë dhe muzika tradicionale Rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës Rome. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike, të tillë si Franz Liszt dhe Johannes Brahams, kurse violina, kitara dhe klarineta janë instrumentet e preferuara të muzikantëve Romë.

Kërcimi tradicional është një tjetër element i rëndësishëm i kulturës Rome, ku vlen theksuar kërcimin Flamengo i cili përfaqëson ndoshta shembullin më të dukshëm të kontributit të Romëvë në stilin e përgjithshëm të kërcimeve.

Gjuha Rome është ruajtur mirë dhe flitet në të gjithë botën në dialekte të ndryshme. Vitet e fundit shumë studiues kanë punuar për ta standardizuar gjuhën Rome përmes prodhimit të abetareve dhe fjalorëve. Analizat gjuhësore tregojnë se ajo është shumë e ngjashme me gjuhët e folura në Indinë qëndrore dhe veriore dhe kjo lidhje gjuhësore besohet se dëshmon origjinën gjeografike të Romëve.

Romët kanë shkëlqyer edhe në punimet artizanale, si në punimin e metalit, qëndisjen dhe gdhendjen e bizhuterive.

Veshjet tradicionale përdoren akoma në disa komunitete Rome, ku grate veshin funde të gjatë, të lidhur në të majtë të belit, një bluzë dekolte, një përparëse dhe vathë me ngjyra.