Hapet Panairi Pranveror i Artit

06.04.18

Artistë të shquar të Kosovës si Rexhep Ferri, Zake Prelvukaj, Musa Kalaveshi, Veli Blakçori e shumë artistë, skulptorë e forografë të tjerë do të paraqesin punët e tyre në galerinë ‘Monet Art& Books’ në Prishtinë në hapjen e “Panairit pranveror të artit 2018”.

Blerta Surroi drejtuese e kësaj galerie, ka thënë se ky është panairi i parë i organizuar nga galeria “Monet Art & Books”.

 

Ajo për Kohën Ditorë tha: “Ka shumë panaire që bëhen në Kosovë, por panair të artit s’ka. Kështu që kjo është një iniciativë. Një nismë e vogël por që mendojmë ta bëjmë tradicionale”, është shprehur Surroi.

Së fundmi, në këtë galeri ka prezantuar ekspozitën personale edhe fotografi Fahredin Spahija e titulluar ‘Përtej’.