Dita ndërkombëtare e luftës me jastëk

06.04.18

Një aktivitet jo i zakonshëm do të organizohet sot në Parkun e Qytetit të Prishtinës, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të luftës me jastëk.

Kjo ngjarje pritet të fillojë nga ora 17:20 dhe do të vazhdojë derisa ‘të mundeni nga lodhja’ kanë thënë organizatorët.

Në këtë luftim me jastëk, organizatorët po ashtu kanë parashtruar disa rregulla për pjesëmarrësit:

 

“Të argëtohen sa më shumë, nëse dikush ju dëmton, me mirësjellje tu themi atyre që janë duke goditur shumë, jastekët duhet të jenë pa pupëla për shkak të vështirësisë së pastrimit të tyre”.

Megjithatë pas kësaj ‘beteje’ me jastëk, organizatorët kanë ftuar të pranishmit që të bëjnë paqe duke u bërë bashkë për të shijuar nga një pije të gjithë së bashku.

Beteja me jastëkë është një fenomen social dhe ndan shumë karakteristika të një diversiteti kulturor.

Gjuajtja e parë më jastëk filloi në New York në vitin 2003, në rrjetin e dyqaneve ‘Macys’. Në këtë ditë po ashtu, organizata të ndryshme ngrisin ndërgjegjësimin për hapësirat publike të përbashkëta.