Reperi A$AP Rocky kopjon këngën Ledrit

06.04.18

Se kosovarët huazojnë vija melodike të këngëve ndërkombëtare, nuk është risi, por lajm është kur një këngëtar i njohur “kopjon” këngë të këngëtarëve tanë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi me këngëtarin e njohur dhe shumë të kërkuar kosovar, Ledri Vula, këngën e të cilit e ka “vjedhur” reperi i njohur amerikan, A$AP Rocky.

Këtë fakt e ka konfirmuar vet këngëtari jonë, përmes një mbishkrimi në Instastory, ku ka shkruar: “E vogël bota, po na kopjojnë ndërkombëtarët”.

Reperi i njohur amerikan, A$AP Rocky dje ka lansuar projektin e tij të fundit muzikor që mban titullin “A$AP Forever”, ndërsa vërehet shumë mirë ngjashmëria e asaj kënge me këngën “1 Janari” të Ledrit. Në vijim jua sjellim 2 këngët, prandaj vleresojini edhe ju vet.

https://www.youtube.com/watch?v=S_9ywAF3OxQ

https://www.youtube.com/watch?v=BNzc6hG3yN4