Në Hamam Bar me muzikën e vitete të 90-ta

05.04.18

Me nismë të artistëve Blerta Zeqiri dhe Rudina Xhaferri, të shtunën më 7 prill, në “Hamam Bar” në Prishtinë, organizohet një aheng me muzikë të viteve të 90-ta, ku të pranishëm mund të jenë të gjithë ata që adoleshencën apo rinine e tyre e kanë kaluar me muzikën e atyre viteve.

Në një prononcim për Radio KFOR-in, regjisorja Blerta Zeqiri pohoi se këtë organizim së bashku me Rudina Xhaferrin e realizojnë që 1 vit e gjysmë dhe meqenëse ka rezultuar si ide e qëlluar dhe e mirëpritur nga gjeneratat përkatëse, këtë vit e organizojnë në Hamam Bar.

“Idea për këtë organizim ka ardhë për shkak se kudo ku po dalim po ka vetëm rini dhe adoleshentë dhe ne po ndjehemi sikur të anashkaluar (out of place), prandaj në diskutim e sipër me Rudinën e ideuam këtë ndejë, të cilën kemi nisur ta mbajmë që 1 vit e gjysmë dhe ka dal aq e mirë sa që sivjet vendosëm ta realizojmë sërish”, tha mes tjerash, Blerta Zeqiri.

Të gjithë ju që ndjeheni si Blerta dhe Rudina, jeni të ftuar t’i bashkoheni këtyre gjeneratave për ti shijuar hitet më të bukura botërore dhe vendore të viteve të 90-ta.