Grupi i famshëm pop i viteve të 90-ta, Spice Girls do të performojnë në muajin maj në dasmën mbretërore të Prince Harry dhe Meghan Markle.
Këtë e ka zbuluar anëtarja Mel B, duke konfirmuar se grupi do të jetë prezentë në dasmën mbretërore për të performuar.
Këngëtarja e konfirmoi lajmin në emisionin “The Real”. “Njeh ndonjë që do të shkojë në dasmën mbretërore?”, e pyet njëra nga prezantueset Mel B, teksa kjo e fundit aprovon duke tundur kokën.
42 vjeçarja zbuloi se Spice Girls do të jenë aty për të performuar.Grupi Spice Girls i cili njihet për hitet e shumta në vitet ‘90, u shpërbë në vitin 1998 pasi Geri Halliwell, e njohur gjithashtu si Ginger Spice, la grupin papritur në mes të turit botëror.