Adapto dhe shpëto një qen

05.04.18

Kafshët endcake ende përballen më sfida në akomodimin dhe mirëqënien e tyre në shumë vende të botës. Organizata të ndryshmë në botë, solidarizohen përgjatë vitit në mbrojtjen dhe shpëtimin e kafshëve pa shtëpi.

Ambasadori dhe trajnuesi i kafshëve Cesar Millan, ka bërë thirrje për të inkurajuar njerëzit në mbarë botën që të organizojnë aktivitete lokale bamirëse, edukative dhe mbledhje fondesh për kafshët endacake.

Në botë, ka mbi 600 milion kafshë të humbura që kalojnë jetë të mjerushme, të uritur, të sëmurë dhe të keqtrajtuar. ‘Qendra Kosovare për Strehimin dhe Trajnimin e Qenëve Endacak’, vazhdimisht bën përpjekje për të ruajtuar, mbrojtur dhe promovuar mirëqenien dhe të drejtat e kafshëve në vendin tonë.

Zyrtarë nga kjo qendër në një intervistë me Radio KFOR-in, treguan sfidat me të cilat përballen:

“Mund ta adaptoni një qen dhe kjo do të ndikonte shumë në mirëqenien e qenëve endacak, në këtë mënyrë do të jeni një shembull për shoqërinë tonë dhe nxitës që edhe ata të adaptojnë qen endacak”.

Zyrtarë nga kjo qendër po ashtu treguan se qenët endacak janë shumë të shoqerushëm dhe kanë një imunitet të fortë për ti mbajtur në shtëpitë tuaja.

Të vetëdijësohemi për qeniet më të cilat ndajmë të njejtin planet. Ti duam dhe ti mbrojmë kafshët.