Elhaida Dani me këngën ‘S’je më’ fituese e ‘Top Fest-9’ (VIDEO)

04.06.2012 11:38 postuar nga: DiTa

Elhaida Dani me këngën “S’je më” ka fituar edicionin e nëntë të festivalit të përvitshëm të këngës “Top Fest”.
Kjo mbrëmje festive u mbajt dje në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe u transmetua drejtpërdrejt në TV - Top Channel.

Menjëherë  kur Elhaida kuptoi që ishte fituese e çmimit të pare, ajo mori mikrofonin dhe me shumë emocione tha: “Jam shumë e lumtur, nuk e prisja aspak çmimin e madh. Falenderoj krijuesit e këngës time, familjen time, organizatoret dhe publikun. Kjo këngë i dedikohet të gjithë atyre personave që nuk i shkojnë deri në fund një gjëje”.

Çmimet e tjera të cilat u ndanë dje në festivalin e këngës në ‘Top Fest 9’ janë:

Çmimi “Best Female”, Xhensila Myrtezaj
Çmimi “Best Pop”, Erik Lloshi
Çmimi “Best Balade”, Argjentina Ramosaj
Çmimi “Best Male”, Adrian Lulgjuraj
Çmimi “Top Albania Radio”, Besa Kokedhima
Çmimi “Best Group”, grupi “Burn”
Çmimi “Best rock alernative”, Nita Latifi
Çmimi “Best hip-hop & RnB”, Stresi dhe Xheraldina
“Çmimi i Internetit”, Klajdi Haruni
Çmimi “Best new artist”, Elhaida Dani