Aktori i famshëm hollivudian, Johnny Depp, në ndarjen e sivjetme të MTV Movie Awards, ka fituar një çmim të veçantë- MTV çmimi i gjenerates. Ky çmim, konsiderohet si çmimi më prestigjioz të cilin MTV-a ia dhuron ndonjë aktori, “i cili mund të ketë lidhje me publikun, çfarëdo duke bërë”. Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi ishin Tom Cruise, Ben Stiller dhe Reese Witherspoon. Ndarja e MTV çmimeve është mbajtur mbrëmë në Kaliforni.