OSBE: Roli i medias në luftimin e ekstremizmit

16.03.18

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar sot (16.03.18), një konferencë me temën ‘Angazhimi i mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm'.

Ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, policisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, diskutuan për rëndësinë e marrjes së informacionit të saktë dhe relevant për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Konferenca është hapur nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu dhe Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional për VERLT.

Kjo konferecë u mbajt sot në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.