Në mënyrën e veçantë, Lady Gaga ka vendosur ta nderoj ikonën Marylin Monroe. Më 1 qërshor, aktorja legjendare ka pasur ditëlindjën e saj të 86-të, kurse me këtë rast Gaga në Twitter ka publikuar foton e saj në të cilën ajo i ka të theksuara buzët dhe vetullat dhe ka shkruar: “Urime ditëlindjen Marylin. Kurrë nuk do të marrin nga ne buzët e kuqe dhe flokët e bardha”. Përveç ditëlindjes së Monroes, Gaga me këtë rast ka festuar edhe rekordin e ri të arritur një ditë më parë në Twitter, me gjithsej 25 milion adhurues.