Prishtina me më shumë lulishte në sheshe

12.03.18

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ka, Drejtoria e ​P​lanifikimit ​S​trategjik dhe ​Z​hvillimit të ​Q​ëndrueshëm, ka prioritet edhe përkrahjen e vazhdueshme dhe ofrimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e bizneseve.

Kësisoj, tregu i luleve është njëri ndër aktivitetet e ideuara dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës, që ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve.

Këto biznese do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në 6 shtëpiza të projektuara, enkas për shitjen e luleve.

Tashmë ky treg është bartur në sheshin “Edit Durham”, ku pritet të ketë frekuentim shumë më të madh të qytetarëve të Prishtinës, sesa në lokacionin paraprak.