Drew Barrymore sërish martohet

04.06.2012 09:00 postuar nga: Mina

 

Aktorja amerikane Drew Barrymore është martuar për tretën herë me radhë. Ylli 37 vjeç është martuar me këshilltarin e saj për art, Will Copelman, me një ceremoni në shtëpinë e sah në Kaliforni ku ishin të pranishëm 200 vetë. Spekulohet se aktorja është shtatëzënë, por lidhur me këtë çifti ka rrefuzuar të prononcohet. Barrymore ka qenë veçse e martuar dy herë, herën e parë me pronarin e një klubi, Jeremy Thomas dhe herën tjetër më komikun Tom Green. Që të dy martesa kanë zgjatur më pak se 5 muaj.