Radio KFOR-i zbulon detaje nga gara robotik√ęs

09.03.18

Mysafir në Radio KFOR sot (09.03.18) në emisionin e mëngjesit ishte, mentore në organizatën joqeveritare BONEVET znj. Gjylisha Cena dhe koordinatori i projekteve të 'Kosova Makers League' z. Bonart Ajvazi, të cilët na njoftuan për të rejat në fushën e robotikës.
Në pyetjen e moderatorës, Trandelina Duli për projektet e reja, mysafirët zbuluan detaje nga projekti ‘Kosova Makers League’, e cila bazohet në tre shtylla kryesore, që janë gjithëperfshirja, barazia gjinore dhe barazia etnike.

“Me barazi gjinore nënkuptojmë se do t’i përkrahim shkollat të cilat përfaqësojnë barazi gjinore dhe të punojmë që t'u mundësojmë vajzave në të gjithë Kosovën të përfshihen në mësimin e shkencës dhe robotikës”, u tha ndër të tjera nga mysafirët.
‘Kosova Makers League’ është gara më e madhe e robotikës që do të mbahet në gjysmën e muajit prill të këtij viti.
Sipas znj. Cena, të drejt aplikimi kanë të gjitha shkollat fillore (publike dhe private), si dhe të gjitha qendrat apo institucionet që punojnë me nxënës të rinj.

U bisedua gjithashtu edhe për garën me robotin ‘mBot’, i cili lehtëson hyrjen në botën e robotikës, por gjithashtu mundëson edhe përdorime më të avancuara.
Sipas z. Ajvazi, kjo garë e robotikës‘Kosova Makers League’, ka për qëllim që fëmijët të edukohen rreth robotikës dhe në të njejtën koheë të shfrytëzojnë rastin që të garojnë edhe në vende të tjera të botës me bashkëmoshataret e tyre, si në Kroaci, Kinë e në shumë vende të tjera të botës.
Liga në fjalë ka gjithsej 5 raunde dhe të gjitha shkollat apo qendrat që marrin pjesë në të paktën 4 raunde, do të fitojnë robotët ‘mBot’, në pronësi të plotë. Për të aplikuar në “Kosova Makers League” vizitoni webfaqen www.kosovamakers.net
Në fund të emisionit u zbulua se në të gjitha komunat e Kosovës, po pretendohet që të hapet nga një qendër për të rinj BoneVet, duke filluar kështu me hapjen e një qendre për të rinj në Graqanicë e pastaj edhe në komunat tjera.