Teatri Kombëtar i Kosovës publikon shfaqjet e Marsit

09.03.18

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar listën e shfaqjeve që parashihet të shfaqen në muajin Mars.

Nesër (10.03.18) në skenën e këtij teatri do të mund të ndiqni shfaqjen ‘Dëshira Tours’ me regji të Ardi Mezinajt, bazuar në dramën “Tramvaji i quajtur Dëshirë” nga T. Williams dhe këtë shfaqje mund ta ndiqni nga ora 20:00. Në këtë shfaqje luajnë aktorët  Qëndresa Kajtazi, Bujar Ahmeti, Molike Maxhuni, Labinor Raci, Edlir Gashi, Flamur Ahmeti dhe Adelina Xharrahu.

Shfaqje të tjera që do të vijnë në Teatrin Kombëtar në muajin Mars janë:  

“Të Harruarit”,  “Një përmendore për Gomarin”, Baleti “Vasha e braktisur”, ‘Eshtrat që vijnë vonë’,  shkruar nga Teki Dervishi me regji regjisori Martin Koçovskit pastaj shfaqja e baletit “Ngjyrat e vallëzimit” e shumë shfaqje të tjera..