Kori i Filharmonisë së Kosovës së shpejti me koncert

09.03.18

Të dielën, më 11 mars, në ora 20:00, në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, Kori i Filharmonisë së Kosovës, do të mbajë një koncert të muzikës klasike, me dirigjentin e njohur, Marcia Da Silva.

Është hera e dytë që dirigjenti me origjinë nga Brazili që jeton dhe vepron në Londër, Marcia Da Silva, bashkëpunon me Korin e Filharmonisë së Kosovës.

Anëtarja e Korit të Filharmonisë së Kosovës, e cila është pjesë e saj që nga viti 2004, si soliste në kor dhe me orkestër, Diellza Sylejmani Veseli, në një prononcim për Radio KFOR-in, u shpreh mjaft e emocionuar jo vetëm për koncertin e së dielës, ku për herë të parë do të ekzekutohen veprat e sipër cekura, por edhe për pjesëmarrjen e Korit të Filhamornisë së Kosovës në një koncert në Angli.

“Karakterstikë e këtij koncerti janë veprat, të cilat do t’i intepretojmë premierë për dashamirët e muzikës klasike me dirigjentin e njohur, Marcia Da Silva, me ftesë të të cilit në muajin maj do ti bashkohemi korit të tij në Angli, ku do të ekzekutojmë veprën ”Requiem”, të Guiseppe Verdit”, tha mes tjerash artistja, Sylejmani Veseli.

Veprat që do të ekzekutohen në këtë koncert të përvitshëm të Filharmonisë së Kosovës i përkasin kompozitorëve më të shquar, si : Heitor Villa-Lobos, Alessandro Scarlatti, José Maurício, Nunes Garcia, Pierre Passereau, Hajrullah Syla, Ola Gjeilo dhe Imant Raminsh.