Flaka Krelani sonte performon LIVE

08.03.18

Të gjithë dashamirët e rokut dhe jo vetëm, sonte (08.03.18) kanë mundësi të shijojnë këngë të ndryshme të kënduara në mënyrë unike Live nga këngëtarja Flaka Krelani me bendin e saj, në ambientin e lokalit “Rockuzinë”, në Prishtinë.

Ju kujtojmë që Flaka karrierën e saj e filloi në spekalin e talentëve të rinj “Ethet”, ku u veçua vokali i saj i fuqishëm.

Pas asaj sfide, shumë shpejt ajo u bë një nga këngëtaret më të njohura të muzikës rok.

Flaka ka marrë pjesë në disa festivale muzikore, duke rrëmbyer edhe çmime të rëndësishme.

Ajo ka arritur që me talentin e saj dhe zërin karakteristik që ka, të bëjë për vete adhurues të shumë të muzikës rok, me performanca jashtëzakonisht energjike dhe profesionale.