Sot festohet dita ndërkombëtare e gruas

08.03.18

Dita ndërkombëtare e gruas shënon ditën e 8 Marsit . Në këtë ditë festohen arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Kjo ditë shënon gjithashtu një thirrje për veprim dhe për përshpejtim të barazisë gjinore.

Misioni i Qendrës Kosovare për Studime Gjinore synon që të integroj  perspektivën gjinore në të gjitha sektorët e shoqërisë kosovare, nëpërmes ngritjes së vetëdijes për çështje gjinore, zhvillimit të studimeve gjinore, krijimit të politikave të ndjeshme nga aspekti gjinor, përmes hulumtimeve, avokimit dhe lobimit.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli për Radio KFOR-in tregoi për respektimin e të drejtave të grave dhe sfidat me të cilat përballen gratë në Kosovë:

Dallimi në krahasim më rajonin është në punësim të grave dhe me mungesën e një aktiviteti të grave për ty kyqyr në tregun e punës, diku 80% e grave janë jo aktive për tregun e punës dhe 37% janë të pa puna. Pra, papunësia, zhvillimi ekonomik, varfëria janë problemet kyqe që shënon ky 8 Mars”, theksoi Znj. Demolli.

Drejtoresha Demolli, më tej shtoi se për nder të kësaj feste qendra që ajo drejton ka përgatitur një shtojcë që do të botohet në gazetën ‘Koha Ditore’ me tema të ndryshme akademike dhe është titulluar ‘Koha për gratë’. 

Demolli po  ashtu dha një mesazh me rastin e 8 Marsit për të gjitha gratë në Kosovë:

“Mesazhi im është që gratë të kthehen tek vetvetja dhe të luftojnë më shumë për të drejtat e tyre, sepse të jesh i barabartë është një e drejtë, e jo një privilegj”, shtoi Znj. Demolli.

Me rastin e festës se 8 marsit, komuniteti global dhe organizatat botërore të grave në këtë ditë organizojne lëvizje botërore shumë të fortë në rritje të avokimit, aktivizmit dhe mbështetjes së grave në botë.