Urime 7 Marsi, dita e mësuesve nga Irma Libohova - Audio

07.03.18

Këngëtarja e njohur Irma Libohova, e cila shquhet për mënyrën e saj të të kënduarit, energjinë në skenë, dhe vokalin potencial që ka, pavarësisht moshës vazhdon të jetë e pranishme në skenën muzikore shqiptare.

Në repertoarin e pasur të këngëve të saj, bën pjesë edhe një këngë që ajo ia ka  kushtuar mësueses.

Për nder të ditës së mësuesve, 7 marsit, në vijim mund ta degjoni këngën “Mësueses” interpretuar nga Irma Libohova, përmes së cilës ju urojmë këtë ditë të rëndësishme të gjithë atyre që ndër vite kanë shpërndarë e vazhdojnë të shpërndajnë dijen te gjeneratat e ardhshme.