Molika Maxhuni me karrierë premtuese në aktrim

06.03.18

Aktorja Molika Maxhuni e cila ka filluar karrierën e saj si aktore para disa viteve, pas përfundimit të ‘Akademisë së Arteve’ në Kosovë, viteve të fundit është paraqitur në shumë role të rëndësishme, shfaqje të shumta, filma studentorë dhe projekte profesionale.

Në një intervistë për Radio KFOR-in, Molika shprehu entuziazmin dhe dashurinë e madhe  për aktrimin.
Ajo është paraqitur në tre filma të metrazhit të gjatë në role të ndryshme. Filmi ‘A dream’, me regji të Bostjan Slatensek, pastaj filmi ‘Aga’ me regji të Lendita Zeqirajt dhe së fundmi në filmin ‘Zana’ në drejtimin e Antoneta Kastratit, xhirimet e të cilit nuk kanë përfunuar ende.
Molika tregoi se filmi ka një rëndësi të madhe në jetën e saj dhe sjellë emocione të mëdha:

 “Filmi eshte univers … Ndjenjën që e jep filmi është shumë e vështirë me shpjegu. Filmi për mua është rendgen i aktorit! Ti lexon të gjitha ndjenat, emocionet, veprimet e mikro-detajet, gjë që tregon që në film nuk mundesh me gënjy, sepse edhe bebëza e syrit të lexohet në kamerë”, theksoi Molika për radion tonë. 

Po ashtu aktorja Maxhuni, tregoi për paraqitjet e saj edhe në disa filma të metrazhit të shkurtër ajo ka aktruar në filmin “Treni”- me regji të Selmon Beha, pastaj  filmi “Performance” nga Dritëro Mehmetaj”, ku ishte aktore dhe skenariste e filmit dhe ky film fitoi çmimin ‘Filmi më i mirë kombëtar’, në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë në festivalin ndërkombëtar ‘Doku Fest’ në Prizren .

Përveq filmave , ajo është e angazhuar edhe në skenën teaterale.
Ajo ndau pikëpamjen e saj për teatrin dhe ndjenjën që i sjellë puna në këtë skenë:
E dua shumë skenën ,e dua shumë teatrin. Aty më flen shpirti ! Ndihem shumë mirë dhe shumë e plotësuar kur dal në skenë,  është e lodhshme, por  të gjitha harrohen kur në fund mundi të shpërblehet nga duartrokitjet dhe reagimet e drejtëpërdrejta të publikut”, shtoi ajo.

Disa nga shfaqjet teatrale ku ajo ka luajtur janë:
“Aventurat e reja të Don Kishotit”- me regji të Dino Mustafic, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, “Dëshira Tours” me regji të  Ardi Mejzini- në Teatrin Kombëtar të Kosovës,

“Rruga e botës së Lirë”  me regji të Florent Mehmetit, pastaj “Lufta në Kohën e Dashurisë” nga Blerta Neziraj.
Ajo ka punuar edhe në disa shfaqje për fëmijë ndërkaq, së fundmi  ajo është anagazhuar edhe në serialin humoristik “Egjeli”.
Vitin e kaluar, Molika është paraqitur në ‘Intent New Theatre’ në Londër me dramën e saj një aktëshe “Children of today’s Freedom”, në praninë e 40-të dramaturgëve të teatrove të Londrës.
Ajo tregoi se si ndihet në skenën teatrale dhe mundësitë që sjellë ky profesion për të:

Aktrimi të mundëson me qenë mësuese, doktoreshë, ekonomiste, juriste, astronaute, pilote, futbolliste, pianiste, operiste e shumë profesione të tjera” shtoi ajo për fund.

Maxhuni tha se e presin shumë angazhime në vazhdim të këtij viti, ku do të ketë premiera të filmit dhe premiera të shfaqjeve, po ashtu edhe ca udhëtime, duke mos zbuluar çdo gjë për të lënë disa detaje në kurreshtjen e publikut.